Politike

Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

18 Janar 2022, 14:44 Nga DOSJA
Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

TIRANË– Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Roth shkruan se në të dy vendet, siç e njeh Maqedonia pakicën bullgare, ashtu edhe Bullgaria duhet ta njohë pakicën maqedonase. Po ashtu, ai shton se në Bashkimin Europian asnjë vend nuk mund të vendosë për gjuhën e kulturën e një vendi tjetër, duke iu referuar vetos së Bullgarisë.

“Është shumë mirë që kryetarët e rinj të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po takohen! Ashtu siç Maqedonia njeh pakicën bullgare në Maqedoni, ashtu edhe Sofja zyrtare duhet të zbatojë përfundimisht vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të njohë pakicën maqedonase në Bullgari. Në BE, asnjë vend nuk mund të vendosë për gjuhën dhe kulturën e një vendi tjetër”, shkruan Roth në Twitter.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike michael roth michael roth

Sondazh

Poll