Politike

VD-Basha: Modeli i së keqes po na shkatërron, i mbuluar nga disa hije të së shkuarës

18 Janar 2022, 12:26 Nga DOSJA
VD-Basha: Modeli i së keqes po na shkatërron, i mbuluar nga disa hije

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se modeli i së keqes na ka shkatërruar për një kohë tepër të gjatë, por që është akoma në krye të vendit.

Basha nuk ka nguruar të thumbojë edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, të cilin e konsideroi si një hije e së shkuarës, i cili me sjelljen e tij po e ndihmon këtë model të së keqes që të drejtojë ende vendin.

Basha u zotua përpara grave dhe vajzave se nuk do të lejojë në asnjë moment askënd që të nxisë gjuhën e urrjetjes ndaj grave demokrate, ndërsa kërkoi që ti nxjerrë ata nga acari dhe hutimi ku i ka çuar frika dhe tmerri. Ndërkohë, është zotuar se do të jetë në krah të të gjithë demokratëve deri në ditën që do të marrin fatet e vendit në dorë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.


“Ndërkohë që ju dëgjoja gjithsecilën prej jush, secila prej jush një individualitet i spikatur, dua ta kuptoni fare mirë se jeni ju motivi i qetësisë, i durimit, i vendosmërisë, i forcës për ta çuar betejën deri në fund. Për mua dhe për gjithë zotërinjtë e tjerë në Partinë Demokratike, sepse duke pasur nëna, vajza, motra këtu, që në fakt përfaqësojnë gratë, vajzat, nënat, motrat demokrate dhe shqiptare anë e mbanë vendit, kaq të vendosur, kaq të kthjellët, kaq të frymëzuar, kaq plot shpresë, edhe në këtë kohë të vështirë për Shqipërinë, për familjet shqiptare dhe për familjen tonë politike, nuk do të kishte turp më të madh për burrat sesa të hedhin një hap pas, sikur për zonjat tona, për gratë e Shqipërisë, për gratë demokrate, për vajzat demokrate, sikur vetëm për ju ia vlen ta bëjmë këtë betejë deri në fund dhe fundi dihet. Historia ka përcaktuar që shoqëritë bëjnë përpara duke zgjedhur modelin e të mirës, modeli i të keqes i shkatërron dhe na ka shkatërruar për një kohë shumë të gjatë. Është akoma në krye të punëve të vendit, jo me votën e shqiptarëve, vazhdon dhe mbulohet edhe nga disa hijet të së shkuarës, që kemi vendosur ti lemë pas pikërisht sepse na kanë rikthyer 30 mos them 300 vjet mbrapa me gjuhën e urrejtjes. Unë e kam zgjidhur prej kohësh problemin e gjuhës së urrejtjes, që ditën e parë në politikë, kam pyetur cili është sekreti, mund të jetë ndoshta edhe gjenetik edhe kulturor, shpërfillja. Një gjë nuk e shpërfill dot, gjuhën e urrejtjes ndaj grave. Gjuha e urrejtjes ndaj nënave apo fëmijëve të nënave, nga një grusht njerëzish që sillen me një fanatizëm, me një verbëri, që nuk e kam parë e kam dëgjuar as nga kundërshtari politik, as ndaj kundërshtarit politik. Atyre ju them ndaluni sa nuk jeni vonë. Ia them qetësisht por vendosmërisht, ndalni sa nuk jeni vonë. Gjithçka ju fal, por harrojeni se jua fal gjuhën e urrejtjes ndaj grave demokrate. Për të tjerët dora ime është e shtrirë, siç e thashë jashtë ka edhe, kishte ndoshta, s’pashë, kryesisht disa djem të rinj, edhe ata kur të qartësohen vendin e kanë në familjen e tyre në qoftë se e konsiderojnë Partinë Demokratike familjen e tyre.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Protesta e vezë/ Basha: Modeli i së keqes dhe hijet e së shkuarës po na shkatërrojnë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha bashkebisedim me gra dhe vajza lulzim basha basha bashkebisedim me gra dhe vajza lulzim basha

Sondazh

Poll