Politike

Vezë mbi makinën e Bashës, Bardhi: Çfarë shëmtije! Po keqpërdorojnë gratë

18 Janar 2022, 18:26 Nga DOSJA
Vezë mbi makinën e Bashës, Bardhi: Çfarë

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar sulmin me vezë ndaj makinës së kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit po afrohej drejt godinës ku do të zhvillohej takimi me gratë e PD. (Shiko këtu)

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se përdorimi i grave demokrate në akte të tilla dhune është një shfaqje e turpshme. Duke drejtuar kështu gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. 

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit,”-shkruan Bardhi në postimin e tij.

Incidenti ndaj Bashës ndodhi sot në momentin kur makina e kryedemokratit po afrohej drejt godinës ku do të zhvillohej takimi me gratë e Partisë Demokratike, por në asnjë moment nuk u komentua nga vetë ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi qellohet me veze makina e bashes gazment bardhi qellohet me veze makina e bashes

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2022, 14:44

Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

TIRANË– Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Me anë të...