Politike

Berisha: Kapllanaj ka marrë 32 milionë euro tendera, Hoti njeri i rimorkiatorëve

17 Janar 2022, 20:47 Nga DOSJA
Berisha: Kapllanaj ka marrë 32 milionë euro tendera, Hoti njeri i

TIRANË – Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha  akuzoi dy kryetarët e degëve të PD në Fier dhe Durrës. Në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ish-kryeministri tha se kryetari i PD në Fier Agron Kapllanaj ka përfituar 32 milionë euro tendera nga mazhoranca socialiste. Ai hodhi akuza dhe ndaj kreut të degës së PD në Durrës Luan Hoti duke e quajtur “njeriun e rimorkatorëve”.

“I patë dje në Fier se si një i vetëshpallur nga Rama ishte fitues i 32 milionë tenderave nga bashkitë socialistë. Nuk jam kundër biznesit të demokratëve, por jam kategorikisht kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion me socialistët. Në Durrës është njeriu i rimorkatorëve. Është fat që PD shpëton prej tyre. Aferat e tyre janë zinxhir. Herët ose vonë, me akuzat që ka nga vendet e ndryshme, Basha do shkojë aty ku e meriton.  Rama mbylli dosjen e pastrimit të parave. Janë dosje që ekzistojnë në Shqipëri dhe në vendet partnere”, bëri me dije Sali Berisha në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj luan hoti lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha agron kapllanaj luan hoti lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll