Politike

‘Kam qenë shtatzënë, sot erdha me bebin’/ Basha takon nënën e re: Qenka sa mbesa ime

18 Janar 2022, 13:25 Nga DOSJA
‘Kam qenë shtatzënë, sot erdha me bebin’/ Basha takon

TIRANË – Pasi ka dalë nga njëri prej lokaleve të kryeqytetit ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat demokrate, kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur në fundit të takimit dhe ka biseduar me një nënë të re, e cila kishte ardhur së bashku me vajzën e saj të vogël.

Nëna e re në bashkëbisedimin me Bashën i tha atij se në fillim ka ardhur shtatzënë, ndërsa tani kishte marrë edhe bebin me vete, ndërkohë që Basha nuk ngurroi ta pyeste për moshën e për emrin.

Pasi nëna e re i tha se ishte 6-muajshe, Basha ia ktheu duke i thënë se qenka pak a shumë sa mbesa e tij, vajza e vëllait.

Bashkëbisedimi mes Bashës dhe nënës së re:

Basha: Kjo është mbesa apo nipi?

Nëna: Mbesa. Kam ardhur shtatzënë, tani po vij me bebin.

Basha: Sa është?

Nëna: 6 muajshe.

Basha: Marshallah, e paske pak a shumë sa mbesa ime, vajza e vëllait.

Nëna: Të lumtë ke bërë sakrificë. Faleminderit.

Basha: Si e ka emrin?

Nëna: Megan quhet.

Basha: Megan? Ta gëzojë!

LAJMI KRYESOR: Protesta e vezë/ Basha: Modeli i së keqes dhe hijet e së shkuarës po na shkatërrojnë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha bashkebisedim me gra dhe vajza lulzim basha basha bashkebisedim me gra dhe vajza lulzim basha

Sondazh

Poll