Bota

Skandali në Izrael! Përgjime nga Policia, u përdor “Pegasus”, kush ishte shënjestra

18 Janar 2022, 15:51 Nga DOSJA
Skandali në Izrael! Përgjime nga Policia, u përdor

JERUSALEM– Policia izraelite dyshohet se ka kryer përgjime telefonike pa leje të qytetarëve izraelitë, duke përfshirë politikanë dhe aktivistë. E gjitha duke përdorur programin “Pegasus”. Lajmi është publikuar nga media izraelite e biznesit “Calcalist”. Objektivat e përgjimeve ishin kryebashkiakët dhe drejtuesit e protestave politike kundër ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-punonjës të qeverisë.

Sipas raportit, përgjimi është bërë pa lejen e gjykatës, e domosdoshme për të ndërhyrë në privatësinë e qytetarëve izraelitë, e pa monitorimin ër të mësuar se si janë ndarë të dhënat. Megjthatë pretendimet janë mohuar në mënyrë eksplicite nga shërbimi policor izraelit dhe nga një ministër i qeverisë. Edhe pse media ka siguruar edhe faturën prej 635,000 £ që ka kushtuar përdorimi i programit.

Ndërsa raporte të shumta janë shfaqur mbi keqpërdorimin e Pegasus, i cili është projektuar dhe shitur nga grupi NSO i Izraelit tek qeveritë e huaja, pretendimet e fundit shënojnë një largim të madh në sugjerimin se izraelitët ishin gjithashtu në shënjestër për përgjim. Zyrtarë të lartë të NSO-së kanë pohuar se softueri i saj nuk ishte i autorizuar për përdorim ndaj numrave të telefonit izraelit dhe amerikan. Madje korrikun e kaluar, në një intervistë me Radio Army të Izraelit, CEO Shalev Hulio, tha se firma e tij kishte zgjedhur që të mos operonte kundër numrave të telefonit izraelit dhe amerikan.

Sipas “The Guardian” kjo nënkupton se kjo kompani e ka shitur programin tek palë të treta për të marrë përgjimet e nevojshme. Po ashtu, pretendohet se urdhri për përdorimin e programit është dhënë nga oficerë të lartë dhe është kryer nga specialistë të përgjimit elektronik të policisë. Por në fakt duket se kanë rënë brenda “më këmbët e veta” pasi përgjime që nuk dihet se si janë siguruar janë përdorur në gjykatë për të hetuar një kryebashkiak që akuzohej për korrupsion.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izrael programi pegasus izrael programi pegasus

Sondazh

Poll