Bota

Marrëveshja/Bullgaria njeh emrin e shkurtër të Republikës së Maqedonisë së Veriut

18 Janar 2022, 12:27 Nga DOSJA
Marrëveshja/Bullgaria njeh emrin e shkurtër të Republikës

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria të mos pengojë emrin e shkurtër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Maqedonia e Veriut. Mediat e huaja raportojnë se Shkupi i ka dërguar një kërkesë OKB-së se emri Maqedonia e Veriut prek vetëm vendin, jo zonën gjeografike dhe shteti nuk ka pretendime territoriale. Në të thuhet se Republika e Maqedonisë Veriore dhe Maqedonia e Veriut janë një dhe e njëjta gjë.

“Bullgaria nuk do të kufizojë më përdorimin e emrit të shkurtër në asnjë dokument ndërkombëtar ose dypalësh dhe për këtë arsye do të njoftojë OKB-në. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dërgoi edhe një notë verbale në OKB për emrin tonë të gjatë dhe të shkurtër”, -tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu gjatë fjalimit të tij shtoi se do të përmirësohen marrëdhëniet midis dy vendeve. Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan për formimin e grupeve punuese në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë, bashkëpunimit afarist mes komunitetit afarist, arsimit dhe kulturës.

ZHVILLIMET:

Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dimitar kovaçevski kiril petkov dimitar kovaçevski kiril petkov

Sondazh

Poll