Bota

Kosovë/ Një viktimë dhe mbi 700 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

18 Janar 2022, 14:31 Nga DOSJA
Kosovë/ Një viktimë dhe mbi 700 raste të reja me COVID-19

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 700 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës. Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci ne kosove bilanci ne kosove

Sondazh

Poll