Sport

VIDEO/ Shkëmbi: “Longo ka parë shumë filma me spiunë dhe është shumë i zoti me gojë”

18 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Shkëmbi: “Longo ka parë shumë filma me spiunë

TIRANE Në fakt, edhe pse ndeshja Kukësi-Dinamo do të zhvillohet të mërkurën, tri ditë pas ndeshjeve të tjera të javës së 16-të të Abissnet Superiores, ajo në fakt ka nisur më herët.

Që javën e shkuar, kur trajneri të verilindorëve, italiani Diego Longo, me pretendimin e publikuar në rrjetet sociale, se drejtuesit e bluve të kryeqytetit po i ‘kopjonin’ stërvitjen dhe taktikat.

Që nga ai çast, skuadra e Kukësit u largua nga mjedisi stërvitor “Futboll Republic” dhe u zhvendos në “Olimpik Park” të Durrësit, 54 km larg kryerqytetit.

I pyetur nga gazetarët, për këtë incident, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Kukësit, trajneri i bluve të kryeqytetit, Bledi Shkëmbi, u shpreh:

“Trajneri Lango, më falni Longo, ka parë shumë filma me partizanë, gjermanë dhe spiuna. Atje stërviten tre ekipe në atë kompleks. E njëjta gjë ka ndodhur dy muaj rresht, kur ata sterviteshin pas nesh. Ne nuk i shkojmë asnjërit t’i shikojmë stërvitjen, por siç e thatë edhe ju, trajneri Longo është shumë i zoti gjë që e ka treguar me punën e tij, por është edhe shumë i zoti me gojë, sepse luan shumë mirë edhe me gojë,”- iu përgjigj kësaj pyetjeje trajneri i Dinamos.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll