Sport

Rregulli i 5.000 tifozëve, shpejt një kujtim. Në shkurt, kthehen 50% në stadiume…

18 Janar 2022, 10:02 Nga DOSJA
Rregulli i 5.000 tifozëve, shpejt një kujtim. Në shkurt, kthehen

ITALI – Midis shtrembërimeve dhe mospërputhjeve, rregulli i 5.000 tifozëve në stadium, si kufiri maksimal për Serinë A dhe B, do të kthehet së shpejti në kujtim.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, gjithçka do të ndryshojë më 6 shkurt, pas një tjetër turi dhe pushimi, futbolli italian do të rifillojë, duke u rikthyer në kufirin prej 50 % të kapaciteteve të stadiumeve për tifozët.

Rregulli i mëparshëm ishte një shtrëngimi që nuk mungoi të sillte rezultate dhe situata paradoksale. Për kujtesë, dekreti ‘ad hoc’ nuk do të jetë as i nevojshëm, duke qenë se pragu i ri u vendos direkt nga liga e Serie A, ndonëse me sugjerim të qeverisë.

Kufiri i çuditshëm. Në Serinë B, për shembull, rregulli rezultoi të ishte krejtësisht i parëndësishëm, duke pasur parasysh se në raundin e fundit vetëm Pisa-Frosinone shkoi përtej tre mijë tifozëve.

Po kështu ka ndodhur në Serinë A, ku, megjithatë, theksohet se katër ndeshje: Venecia-Empoli, Sassuolo-Verona, Sampdoria-Torino dhe Salernitana-Lazio, mbetën shumë afër kufirit. Në rastin e Venecias, pra, paradoksi është i plotë: gjysma e kapacitetit të “Penzos” është në fakt pak më pak se pesë mijë spektatorët e parashikuar aktualisht si kufi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ambasadoret e seria a rifillimi i seria a rregulli i 5.000 tifozëve si kufiri maksimal për serinë a dhe b ambasadoret e seria a rifillimi i seria a rregulli i 5.000 tifozëve si kufiri maksimal për serinë a dhe b

Sondazh

Poll