Bota

Zë vendin e Sassolit! Roberta Metsola zgjidhet presidentja e re e PE-së

18 Janar 2022, 10:22 Nga DOSJA
Zë vendin e Sassolit! Roberta Metsola zgjidhet presidentja e re e

SHBA– Eurodeputetja malteze Roberta Metsola është zgjedhur presidentja e re e Parlamentit Evropian. Metsola u zgjodh në votimin e parë me 458 vota pro, duke zëvendësuar në këtë post David Sassolin, i cili ndërroi jetë më 11 janar.

Ajo mori mbështetjen e tre grupeve politike që janë pjesë e mazhorancës në Parlamentin Evropian.

Metsola është pjesë e krahut të moderuar të PPE dhe vitet e fundit ka spikatur mbi të gjitha për punën ndërmjetësuese me grupet e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë. Metsola është e martuar me politikanin dhe menaxherin finlandez Ukko Metsola, nga i cili mori edhe mbiemrin dhe ka katër fëmijë.

43-vjeçarja hyri në Parlament në vitin 2013 dhe ishte një nga eurodeputetet e para të zgjedhura në Maltë. Para kësaj, ajo ishte një eksperte për të drejtën evropiane dhe nga viti 2012 deri në 2013 ka punuar si këshilltare e Përfaqësueses së Lartë për Çështjet Evropiane, Catherinë Ashton.

ZHVILLIMET: 

Roberta Metsola presidentja e re e PE-së, reagon Meta: Mirëpres bashkëpunimin…

U zgjodh presidente e PE-së,Von der Leyen e uron:Do punojmë për rimëkëmbjen e BE-së

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota david sassoli roberta metsola vdes david sassoli david sassoli roberta metsola vdes david sassoli

Sondazh

Poll