Bota

Reperi grek vdiq në aksident, Eleni Foureira: S’më besohet, mendoj se është jashtë

18 Janar 2022, 10:09 Nga DOSJA
Reperi grek vdiq në aksident, Eleni Foureira: S’më besohet,

GREQI– Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur për humbjen e mikut të ngushtë, reperit Mad Clip, i cili vdiq pak muaj më parë në një aksident tragjik me makinë në Greqi. Këngëtarja është shprehur se ende nuk e beson se ka vdekur dhe se mendon që është mirë në një vend tjetër. Duke folur në emisionin e Fipster, këngëtarja tregoi se ishte e para që arriti në vendin ku ndodhi aksidenti ku artisti dha frymën e fundit.

“Mua më ka mbetur në kokë se është diku jashtë shtetit dhe është mirë. Nuk mund ta besoj se humbi kaq thjesht. Nuk është e lehtë kur je me një person, tre minuta para se të ndodhë kjo. Ishte shumë e frikshme për mua që kur ai u largua pas tre minutash u largova edhe unë me Alberton. Ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Nuk po flas sepse dua vetëm të shërohet kjo plagë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta mbajtur lart kujtimin e tij, sepse ai ishte ndoshta një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E vërtetë, njeriu më i mirë. Një zotëri. Nuk dua të hyj në detaje për atë natë. Unë kam shkuar e para, është shumë e vështirë brenda meje. E duam shumë, kudo që të jetë. Kjo i bën të gjithë të lumtur.”, tha ajo për ‘ilovestyle.com‘.

Reperi grek, Mad Clip u gjet pa jetë brenda makinës së tij, më 9 shtator 2021 pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni showbiz eleni foureira mad clip eleni foureira mad clip

Sondazh

Poll