Bota

Vdes vajza biologjike e Benito Musolinit, në moshën 100-vjeçare

18 Janar 2022, 13:20 Nga DOSJA
Vdes vajza biologjike e Benito Musolinit, në moshën 100-vjeçare

ITALI- Elena Curti, vajza biologjike e Benito Musolinit, është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se Curi humbi jetën në shtëpinë e saj në Acquapendente, në veri të Romës.I

Ish-diktatori italian Benito Musolinit, nuk e njohu kurrë atë si vajzën e tij. Curti lindi më 19 tetor 1922 në Milano nga Angela Cucciati, një rrobaqepëse. Elena e kuptoi se ishte vajza biologjike e Musolinit vetëm kur ishte 20 vjeç. Takimi i parë zyrtar mes Musolinit dhe vajzës së tij u zhvillua më 13 prill 1941 në Romë. Në vitet që pasuan, Elena takoi babanë e saj rreth tridhjetë herë.

“Isha 20 vjeç kur nëna më rrëfeu një mbrëmje pas darkës. E pyeta nëse Musolini ishte i informuar për këtë. Po, sigurisht, por ai preferon që ju të mos e dini tani për tani. Që nga ajo ditë kalova ditë të tëra duke pyetur veten para pasqyrës dhe mbaja fotot e Duçes në duar, babait tim. Unë kurrë nuk kam pretenduar se jam vajza e fshehtë e Duçes, edhe nëse nëna ime dhe vetë Benito Musolini dyshonin për këtë. Por unë nuk e kuptoj pse pas kaq shumë vitesh duhet të flas për atësinë”, -tha Elena Curti në një deklaratë të saj.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota benito musolini vdes elena curti benito musolini vdes elena curti

Sondazh

Poll