Politike

Basha-demokrates: M’i nis mua SMS-të me lule e këngë, më çojnë veç grushte e flakë

18 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA
Basha-demokrates: M’i nis mua SMS-të me lule e këngë,

TIRANË – Në bashkëbisedimin me gratë mori fjalën e saj edhe Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila zbuloi se njëra nga gratë i dërgon në momentet e vështira lule dhe këngë.

Por, duke treguar këtë detaj, Duma u ndërpre për një moment nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili i bëri një kërkesë të pazakontë demokrates për të cilën po fliste nënkryetarja e PD, duke i thënë që t’ia niste atij ato sms të bukura. Sipas Bashës, atij i nisin mesazhe vetëm me grushte, zjarr e flakë.

Batutat mes Lulzim Bashës dhe Grida Dumës:

Grida Duma: Të ndaloj pak te secila nga zonjat. Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox. Më con këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, më dërgon ose një këngë të vështirë ose lule.

Lulzim Basha: Grida mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë.

LAJMI KRYESOR: Protesta e vezë/ Basha: Modeli i së keqes dhe hijet e së shkuarës po na shkatërrojnë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha bashkebisedim me gra dhe vajza grida duma lulzim basha basha bashkebisedim me gra dhe vajza grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll