Bota

Kishte marrë kërcënime sistematike/Ekzekutohet në derë të shtëpisë gazetari meksikan

18 Janar 2022, 09:09 Nga DOSJA

MEKSIKË – Një gazetar meksikan është ekzekutuar ditën e djeshme pranë banesës së tij në qytetin meksikan Tijuana, në kufi me Shtetet e Bashkuara. Margarito Martinez, 49 vjeç u sulmua me armë zjarri shumë pranë shtëpisë së tij, ndërsa ishte duke shkuar për punë ku u qëllua nga persona të armatosur. Martinez, gazetar në disa media, përfshirë të përjavshmen ‘Zeta’ të Tijuana, kishte marrë kërcënime sistematike.

Sipas mediave vendase, Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së një tjetër gazetari dhe aktivisti të mediave sociale, Jose Luis Gamboa, i cili vdiq në spital disa ditë pasi u godit me thikë në shtetin lindor të Veracruz më 6 janar.

Të paktën shtatë gazetarë u vranë në Meksikë në vitin 2021, sipas një numërimi të AFP, megjithëse nuk është përcaktuar nëse të gjitha vrasjet ishin të lidhura me punën e tyre. Më shumë se 100 reporterë janë vrarë që nga viti 2000 në Meksikë dhe vetëm një pjesë e krimeve kanë rezultuar në dënime.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jose luis gamboa margarito martinez vritet gazetari meksikan jose luis gamboa margarito martinez vritet gazetari meksikan

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2022, 08:20

Kush e tradhtoi Anne Frank te nazistët?

Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimesh, se ka zbuluar se kush ia dorëzoi Anne Frank dhe familjen e saj Gestapos në gusht të vitit 1944. S...