Insights

Zgjedhjet, Rama në shkelje. S’njoftoi Metën për Durrësin, Rrogozhinën e Lushnjen

18 Janar 2022, 13:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet, Rama në shkelje. S’njoftoi Metën për

TIRANË– Rama deklaronte se ishte faji i Presidentit që nuk bën detyrën për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme. Presidenti deklaronte se nuk do t’i dekretonte kurrë, po sot kur rolet ndryshuan, del që faji është i Ramës. Në një shtet qesharak që ka krijuar totalitarizmi i Ramës, kërkesa e Presidentit për KQZ dhe më pas përgjigjia, treguan se është Këshilli i Ministrave që nuk e ka bërë detyrën për plotësimin e vendeve vakante në 6 bashki.

Në kërkesën drejtuar KQZ, Presidenti kërkon informacion për Bashkitë pa kryetar, referuar nenit 61 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në fakt Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk mund ta kishte këtë informacion për të 6 bashkitë. Përgjigja që KQZ i dha Presidentit, në fakt i referohet besnikërisht ligjit, pasi Komisioneri merr informacionin vetëm kur largimi i Kryetarit të Bashkisë bëhet për shkak të dekriminalizimit, ose kandidimit për deputet. Kjo sepse procedura në këto raste kalon nga KQZ.

Në rastin e dorëheqjes, shkarkimit, ndarjes nga jeta, etj. KQZ nuk është institucioni që merr pjesë në procedurë. Këshilli Bashkiak në këtë rast, njofton Ministrinë e Brendshme dhe Këshillin e Ministrave për vakancën dhe Këshilli I Ministrave njofton Presidentin në mënyrë që të shpallen zgjedhjet. Presidenti vë në lëvizje KQZ me dekretin e zgjedhjeve të parakoshhme. Konkretisht, në rastin e Shkodrës dhe Vorës, ku kryetarët janë shkarkuar për shkak të Dekriminalizimit, KQZ ka informacionin sepse procedura ka kaluar aty. Në rastin e Dibrës gjithashtu, KQZ ka marrë aktin e dorëheqjes së Dionis Imerajt, i cili kandidoi për deputet. Këto 3 bashki, KQZ ia ka raportuar Presidentit në bazë të ligjit.

Ndërsa në Durrës, ku kryetarja dha dorëheqjen, në Rrogozhinë ku kryetari ndërroi jetë dhe në Lushnje ku u arrestua, informacioni nuk kalon nga KQZ por nga ekzekutivi. Në nenin 61 pika 1 përcaktohen rastet kur përfundon mandati. Paragrafët: b, c dhe e, janë ato që parashikojnë rastet e mësipërme dhe pika 3 e nenit 61 thotë: “Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit”.

Për këtë arsye Presidenti i ka ccuar letër Këshillit të Ministrave, që është kapur në këtë rast në shkelje flagrante tëe ligjit, duke e lënë me qëllim ose pa qëllim pa informuar, duke lejuar qeverisjen me emërim në këto 3 bashki.

LIGJ Nr. 139/2015 PËR VETËQEVERISJEN VENDORE

Neni 61

Përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të bashkisë

ç) shkarkohet, sipas nenit 62 të këtij ligji;

(e.a/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

factcheck factcheck edi rama ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale zgjedhjet lokale edi rama ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Insights 17 Janar 2022, 15:23

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime...

Insights 12 Janar 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...