Insights

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 Janar 2022, 15:23 Nga DOSJA
554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.

Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime me Të në krah e në shpirt. Thotë Maçhilli se një popull nuk mund të shikojë Prijësa më të madhe nga ç’është vetë, dhe atje mendoj se i madh paskësh qenë populli im që lindi Drangonin dhe Arbnit.

Skënderbeu i vërtetë nuk është tjetër pos asaj miksture që ka mbetur gjallë në imagjinatën e njerëzve, në shkrimet e humanëve të Rilindjes Evropiane, në legjendat e maleve dullitë kullatë në është njeriu që e futi vrullshën popullin shqiptar në historinë e popujve modernë; është ati ynë i tokësor.

Dua sot t’i ve te rrasa nje sonet per buqete. Sonet që u shkrua nga Gabriele Faerno në fillim të viteve ‘500, në jehun ende të nxehtë e bëmave të tij. Quhet “Mbi varrin e Skënderbeut”.

Po e sjell këtu në origjinal (italishten dhe kohën) e më pas në shqip, në Koinenë Gegë, përkthyer nga unë.

Paç kujtimin sa amshimin e ne paçim me mend e pasë kujtimin tënd si shelbimin tonë, o Gjergji i Madh! Na i fal fajet tona, të vjetrat e të rejat e na jep zemër nga zemra jote! Mos na lësho se mandej për ne shqiptarët erret krejt

“Mbi varrin e Skënderbeut”

Brenda varrit tënd, Gjergji yt, i mbyllur

Shkatërrimi i turqve dhe mbrojtja

Epirit; dhe kockat e tua pa grindje,

Në shumë vende ishte i shpërndarë dhe i përhapur.

Gjymtyrët, të cilat supozohej të pushonin, mbyllën gojën

Dhe mos u ndje më i ofenduar nga armiku;

E tillë ishte lavdia e emrit tënd,

Atë në një mijë lesh të thyer e të hutuar.

Sepse duke e lënë botën me jetë

Trupi yt ishte nga armiqtë e tu

Hyjnore, si për të marrë vlerë.

Dhe virtyti, i cili na fton të japim një varr

Të tjerëve jua hoqi; dhe pastaj ajo

Me të njëjtën ju dha famë dhe nder.

“Mbi ëillin dhe Skënderbegut”

N’vorr tand or Gjergj, u shqymb dhe ra

Rrenim ‘i Turqve, i Epirit roje

Eshtënat tua mbetun pa mprojë

Viseve u shperndanë gjithkaa

Skurrjala që n’dhè duhej me prâ

E prej anmiqsh mos t’kish cenojë;

Aq emni yt lavdinë naltoi,

Sa n’mija grima u ty eu nda.

Nëse kur ti botën e t’gjallëve le,

Hyjnor në korp hasmi e kujtoi,

Që mund t’i yshtte vloj ‘e guxim.

Dhe fama, që tjetërvet mauzolé

Grish me ju ngrehë, ty ta mohoi;

Dhe po nga tyne bujë t’dha dhe nderim.

Shënim: Artikulli është marrë nga profili i autorit në Facebook 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog

Sondazh

Poll

Insights 12 Janar 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...