Bota

Voton Kryministrja Ana Brnabiç: Referendumi është fillimi i një kapitulli të ri

16 Janar 2022, 10:39 Nga DOSJA
Voton Kryministrja Ana Brnabiç: Referendumi është fillimi i

SERBI- Kryministrja e Serbisë Ana Brnabiç votoi sot në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Brnabiç ka mbërritur në qendrën e votimit numër 34 në Shkollën e Dizajnit në Dedinje.  Mediat e huaja raportojnë se pas votimit kryeministrja shprehu shpresën se referendumi është fillimi i një kapitulli të ri në forcimin e institucioneve të drejtësisë në vendin tonë.

‘Kam votuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, në mënyrë që të kemi një sundim më të madh të ligjit në Republikën e Serbisë, në mënyrë që gjyqësori të jetë i pavarur dhe prokuroria të pavarur. Që të gjithë të jenë të barabartë para gjykatave, që gjyqtarët në Serbi të mos zgjidhen kurrë nga bordet komunale të asnjë partie dhe që të mos na duhet të shohim kurrë atë që pamë në vitin 2009 me reformën në drejtësi, siç e quanin ata. Kapitujt ku do të kemi edhe institucione më të forta, në radhë të parë gjyqësorin dhe prokurorinë në mënyrë që gjykimet të jenë jo vetëm brenda një afati të arsyeshëm, por edhe shumë më të shkurtër se kaq,‘- tha kryeministrja Brnabiç.

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin, nis votimi

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ana brnabic referendumi ne serbi 16 janar 2022 ana brnabic referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll