Art&Argëtim

Shpërthen vullkani nënujor, cunami godet ishullin Tonga, alarm në Paqësor

16 Janar 2022, 13:25 Nga DOSJA
Shpërthen vullkani nënujor, cunami godet ishullin Tonga, alarm në

ISHULLI TONGA – Shpërthimi i vullkanit në ishullin Tonga, që ndohet në Jug të Paqësorit, ka bërë që një sërë vendesh të ndezin alarmin për cunami. Instituti meteorologjik në Australi, ka njoftuar se ekziston rreziku për trazim të detit në lindje të brigjeve të Australisë. Qytetarët janë këshilluar të futen të paktën një kilometër brenda zonave të sigurta, apo të qëndrojnë në 10 metra lartësi mbidetare.

Nga imazhet satelitore, shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të një bombe bërthamore, ku menjëherë u krijua një lloj “kërpudhe” që ngriti në ajër ujin dhe një pjesë të dheut. Dridhjet e cunamit janë ndjerë në Australi, Havai, Japoni e deri në Alaskë.

Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo të vdekur në Tonga, kjo për shkak të komunikimi të kufizuar. Tonga gjendet rreth 2.383 kilometra në verilindje të Zelandës së Re.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

video galeri video galeri cunami cunami ne tonga rreziku per tsunami cunami cunami ne tonga rreziku per tsunami

Sondazh

Poll