Art&Argëtim

Në pritje të fëmijës së dytë, Kylie Jenner publikon fotot nga festa madhështore

16 Janar 2022, 06:38 Nga DOSJA
Në pritje të fëmijës së dytë, Kylie Jenner

SHBA – Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto gjatë festës së “baby shower”-it në pritje të fëmijës së dytë. Milionerja 24-vjeçare u përfol se kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë por ajo i hodhi poshtë këto spekulime më postimet e saj të fundit në “Instagram”. Elementi më interesant në imazhet ishte ngjyra rozë e lehtë, duke lënë të kuptohet se ndoshta Kylie është në pritje të një vajzë të dytë.

Jenner ka treguar një foto të një aktiviteti që ata bënë në “baby shower”-in e saj, ku të ftuarit do të bënin qëndisjeje. Organizimi i festës ishte me nuanca rozë, ambient me shumë gjelbërim, gjirafat gjigande dhe karriget me batanije të personalizuara me emrat e njerëzve.Kylie gjithashtu tregoi dhe një pishinë e cila ishte e mbuluar me petale lulesh të bardha.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të ngushtë me  mëngë të gjata. Bukuroshja ka pozuar me mamanë Kris Jenner, 66 vjeç dhe gjyshen e saj Mary Jo Campbell, 87 vjeç.Miliarderja tregoi gjithashtu dhuratat e saj, të cilat përfshinin një karrocë Dior prej 4,900 dollarësh dhe valixhen e vogël DiorTravel, e cila shitet për 3,900 dollarë – për një total prej gati nëntë mijë dollarësh të mira Dior. Kylie kishte edhe disa çanta për blerje Tiffany & Co. në zonën e dhuratave, megjithëse nuk dihet se çfarë mori.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kylie jenner kylie jenner

Sondazh

Poll