Art&Argëtim

Djali i saj vrau veten/ Sinead O’Connor shkon në funeral me kostum ngjyrë rozë

16 Janar 2022, 11:11 Nga DOSJA
Djali i saj vrau veten/ Sinead O’Connor shkon në funeral me kostum

IRLANDË- Këngëtarja Sinead O’Connor u paraqit me kostum ngjyrë rozë në funeralin e djalit të saj 17-vjeçar. Daily mail raporton se këngëtarja është ‘kryqëzuar’ nga fansat për paraqitjen e saj. O’Connor mbajti një shërbim hindu në shtëpi të shtunën për djalin e saj, ku morën pjesë rreth 50 persona, përfshirë babanë e tij Donal Lunny.

Veshja e saj për disa e kanë quajtur të papranueshme, ndërsa disa kanë thënë që ajo e di se çfarë ka dashur djali i saj. Këngëtarja e sqaroi menjëherë në Twitter se veshja e saj lidhet me dëshirën e djalit të saj të ndjerë Shane.

“Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur hindu. Shane do ta kishte dashur këtë.’-shkruan ajo.

Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali ndërsa ishte në rojë për vetëvrasje. Djali 17-vjeçar, Shane ishte raportuar i zhdukur dy ditë para vdekjes së tij. O’Connor kishte thënë më parë se ishte “në vëzhgim vetëvrasjeje” në Spitalin Tallaght.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz sinead o’connor sinead o’connor

Sondazh

Poll