Art&Argëtim

Humbi familjen e xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi: Ëndërr e keqe

16 Janar 2022, 12:16 Nga DOSJA
Humbi familjen e xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit, Evi

TIRANË- Këngëtarja Evi Reçi është shfaqur e prekur teksa ka folut për familjarët e saj që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit. Reçi e ftuar në #Expuls RTV Ora mes lotësh ka rrëfyer për ndarjen nga jeta të familjes prej katër personash të xhaxhait të saj dhe mikes së fëmijërisë.

Këngëtarja e kujton si një ëndërr të keqe dhe rrëfen se nga ngjarja e rëndë kuptovi rëndësinë e jetës.

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për t’më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit” -u shpreh ajo mes lotësh.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz evi reçi termeti i 26 nentori evi reçi termeti i 26 nentori

Sondazh

Poll