Politike

VD-Trazirat në PD, Alibeaj: Kjo që po na ndodh është ndarja me një kulturë

16 Janar 2022, 11:34 Nga DOSJA
VD-Trazirat në PD, Alibeaj: Kjo që po na ndodh është ndarja

FIER– Deputeti Partisë Demokratike në Fier, Enkelejd Alibeaj tha se kjo që po iu ndodh demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë. Ai tha se synim i demokratëve është që me zë të ulët të depërtojnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve.


“Çfarë entuziazmi sot. Si do i përgjigjemi këtij ritmi sot? kësaj sfide? Duhet të shohim para për të rinjtë. T’i dëgjomë ata. Kjo që po na ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë. E jona para disa kohësh, pasi ishte koha që e kërkonte të tillë dhe dritëhijet e veta. Sot koha ka ndryshuar, kërkon mentalitet të ri, kultura të reja, ja ato fytyra të reja atje. Ato fytyra që nuk kanë pasur zë. Kanë qenë të strukur. Nga sot, për shkak të së sotmes do të duhet që njerëzve do duhet ti flasim me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë, pasi kjo është sfide qytetarie. Ndaj PD duhet të kthehet në parti të vlerave. Ju falënderoj të gjithëve për leksionet e mëdha të demokracisë, të qytetarisë, të moralitetit që do të duhet të bëjë qytetaria shqiptare.”, tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: “Je ‘non grata’ në Fier!’/ Pritet me PROTESTA, Basha: Berisha e kaloi vijën e kuqe

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne fier enkelejd alibeaj basha ne fier enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll