Politike

VD-Berisha thirrje emigrantëve: Orët e demokracisë kritike, na duhet ndihma juaj!

16 Janar 2022, 11:47 Nga DOSJA
VD-Berisha thirrje emigrantëve: Orët e demokracisë kritike, na

SHKODËR – Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit që ti bashkohen këtij revolucioni që ai ka thirrur, pasi orët e demokracisë në Shqipëri janë kritike, ndërsa shtoi se ata duhet të jenë promotorët e rivendosjes së pluralizmit në vend.

Duke folur nga foltorja e Shkodrës, Berisha tha se nga ky qytet do të nisin takimet në mbarë vendin me qytetarët shqiptarë për të ndezur zemrën e tyre dhe dritën e lirisë. Sipas Berishës, ai do të bëjë çdo përpjekje që pasioni të jetë liria dhe vetëm liria.


“ Sot këtu në Shkodër ne nisëm takimet me qytetarët shqiptarë. Ne do ti zhvillojmë këto takime në të katër anët e Shqipërisë. Ne do të ndezim në zemrën e shqiptarëve dritën e lirisë. Ne do bëjmë çdo përpjekje që pasioni ynë të jetë liria dhe vetëm liria. Unë e di vuajtjet tuaja të përditshme, se çfarë malli keni për fëmijët e larguar, ndaj është detyra jonë të ngrihemi për ti rikthyer shpresën vendit tonë. Shqipëria është tokë e zotit, rroftë Shqipëria! Nga Shkodra I drejtoj një thirrje shqiptarëve në diasporë: Orët për demokracinë në Shqipëri janë kritike, ndaj sot më shumë se kurrë duhet ndihma juaj, mbështetja juaj. Ju duhet të jeni promotor I rivendosjes së pluralizimit në Shqipëri. Çfarë është kjo betejë e jona? Është absolutisht për liri dhe vetëm për liri.”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut! Ndërkombëtarë, ne do vazhdojmë

(e.h-dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne shkoder sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll