Politike

VD-Berisha: Që nga fëmijëria, udhëtimin drejt Shkodrës e kam më emocionalin

16 Janar 2022, 11:25 Nga DOSJA
VD-Berisha: Që nga fëmijëria, udhëtimin drejt Shkodrës

SHKODËR – Ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa fliste përpara mbështetësve të tij në Shkodër, ka ndarë me ta një të vërtetë të fëmijërisë së tij, ku u shpreh se që kur ka qenë 14 vjeç e deri më sot ai e ka udhëtimin më emocional udhëtimin drejt Shkodrës, më frymëzues.

Sipas Berishës, në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë si ajo e Rozafës, e cila kishte gjeneralë, strategë, por kryeprijës kishte qytetarun shkodran, të vendosur për të luftuar deri në fundit për lirinë. Ndaj, sipas Berishës, Shkodra ishte dhe mbetet bastion i atdhetarisë.


“Dua të ndaj me ju një të vërtetë. Që nga fëmijëria ime, që nga mosha 14-vjeçare e deri sot unë udhëtimin drejt Shkodrës e kam udhëtimin më emocional, e kam udhëtimin më frymëzues sepse Shkodra dhe shkodranët mbi të gjitha janë frymëzim. Në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë, si Rozafa. Ajo kishte gjeneralë dhe strategë, por kryeprijës kishte qytetarin e Shkodrës të vendosur për të luftuar për lirinë. Shkodra ishte dhe mbetet bastion i atdhetarisë.”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut! Ndërkombëtarë, ne do vazhdojmë

(e.h-dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne shkoder sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll