Politike

Berisha: Do ta çlirojmë selinë e PD nga blindet dhe bandat, të kthejmë fitoren e ‘92

16 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
Berisha: Do ta çlirojmë selinë e PD nga blindet dhe bandat,

SHKODËR – Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se demokratët e vërtetë do ta çlirojmë selinë e Partisë Demokratike nga blindet dhe bandat, ndërsa ka garantuar se së bashku do të kthejmë fitoren madhështore të vitit ’92.

Duke folur në takimin me mbështetësit e tij në Shkodër, Berisha tha se asnjë nuk duhet të ketë mëdyshje për këtë gjë, ndërsa shtoi se, shqiptarët nuk do ta dorëzojnë kyrrë pluralizimin, demokracinë dhe Partinë Demokratike.


Berisha vijoi më tej me një thirrje për të gjithë demokratët, por jo vetëm, që të bashkohen në këtë revolucion për të rikthyer atë fitore plebishitare si ajo e vitit 1992.

“Atë seli do ta clirojmë nga blindet dhe bandat e turpshme. Mos keni mëdyshje. Kurrë ne nuk japim pluralizimin, kurrë ne nuk japim demokracinë, kurrë ne nuk japin PD, kurrë ne nuk shkelmojmë interesat e Shqipërisë. Ndaj edhe ju ftoj, nga kjo ditë, flakën, dritën e këtij revolucioni ta cojmë në cdo vatër shqiptare, të rikthejmë edhe njëherë fitoren plebishitare të vitit ’92.”, është shprehur ish-Kryeministri, Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut! Ndërkombëtarë, ne do vazhdojmë

(e.h-dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne shkoder sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll