Politike

VD-Berisha: 8 janari është vetëm fillimi, nuk do të ndalemi deri në fitoren tonë

16 Janar 2022, 11:52 Nga DOSJA
VD-Berisha: 8 janari është vetëm fillimi, nuk do të ndalemi

SHKODËR – Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh nga takimi me demokratët e Shkodrës se ka një thirrje për partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve i tha se ajo që ai dhe mbështetësit e tij kanë nisur është thjesht një revolucion paqësor dhe i pandalshëm.

Sipas Berishës, në vend që të nxirrte nga shtëpia e demokratëve banditët e Lulzim Bashës, policia e Edi Ramës dhunoi demokratët e ndershëm, të cilët kërkonin vetëm të merrnin atë që u takon.


Berisha vijoi më tej se, 8 janari ishte vetëm fillimi i asaj që do të ndodhë, ndërsa shtoi se ata nuk do të ndalen kurrsesi deri në fitoren e tyre.

“Thirrja ime për partnerët tanë ndërkombëtarë, ky është një revolucion paqësor, por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar kërkonin atë që do bënte cdo polici e një vendi të lirë, të nxirrte nga shtëpia e tyre bandidët që kishin hyrë në shtëpinë e tyre. Çfarë kërkonim ne më 8 janar? Se 8 janari është vetëm fillimi. Ne nuk do të ndalemi deri në fitoren tonë.”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut! Ndërkombëtarë, ne do vazhdojmë

(e.h-dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne shkoder sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll