Politike

Berisha në Shkodër, Noka: Demokratët do vijnë!Askush nuk e mban peng shtëpinë e tyre

16 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
Berisha në Shkodër, Noka: Demokratët do vijnë!Askush nuk e

TIRANË-Anëtari i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka deklaroi nga Shkodra se demokratët do të jenë prezentë ditën e sotme në mbledhjen e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shtoi se demokratët refuzojnë që të jenë pjesë e një bunkeri e se situata në Partinë Demokratike do të zgjidhet shumë shpejt.

‘Të jeni të sigurtë se demokratët janë aty ku duhet të jenë. Ata refuzojnë të jenë pjesë e një bunkeri. Çështje të tilla do zgjidhen shumë shpejt, askush nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demorkatëve me hekura dhe gaz lotsjellës. Mund të mbyllë pengun nëse do në shtëpinë e tij por jo demokratët. Është shoqata e bravave, shulave dhe llozëve dhe më pas janë demorkatët e tjerë të cilët nuk janë të përçarë.‘- tha Noka për ‘Faxnews’.

Policia e Shkodrës ka marrë masa shtesë sigurie duke rrethuar zonën e Pallatit të Sportit ku është njoftuar të mbahet takimi.

LAJMI KRYESOR: Nis sot ‘lufta politike’, Berisha mbledh demokratët në Shkodër, Basha ata në Fier

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne shkoder flamur noka berisha ne shkoder flamur noka

Sondazh

Poll