Politike

Negociata me Bashën për të luftuar Ramën? Berisha: Nëse pranon votën, zgjidhet

15 Janar 2022, 21:37 Nga DOSJA
Negociata me Bashën për të luftuar Ramën? Berisha: Nëse

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në emisionin ‘Nova Media’ se nëse do të ekzistonte mundësia që ai dhe kryedemokrati Lulzim Basha të negocionin në të ardhmen për të luftuar kundër kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se kjo mund të ndodhë nëse Basha pranon votën e më pas të kishte një garë për kryetar partie.

Pyetje: A do të ketë negociata me Bashën për të luftuar Ramën në të ardhmen?

Berisha: Marrëveshja është shumë e thjeshtë. Nuk jam njeri i interesit personal. Nëse Lulzim Brava pranon votën, gjithçka është e zgjidhur. Do ketë gare për kryetar partie. Le të vijë të garojë asnjë pengesë nuk do të ketë. Në statutin e 11 dhjetorit ne vendosëm një nen që partia pranon fraksionet. Nëse arrin të krijojë fraksion, statuti i jep të drejtë. Kjo që ju shihni është një revolucion i vërtetë, paqësor, njëlloj si i 91-shit. Ju garantoj ju se Lulzim Basha e ka te hapur mundësinë e fraksionit apo të garës, por refuzimi i tyre nga Lulzim Brava, tregon se ai nuk përbën më asgjë për PD-në. Janë dhjetëra, mijëra që po i bashkohen PD-së në këtë periudhë. Ky është cunam revolucion. Ju garantoj se nuk ka të ndalur gjerë në fitore.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll