Politike

U shkarkua nga Basha/Jul Deda: Tani po fle se u lodhe në takim! Lëre alkolin o mavri

15 Janar 2022, 22:08 Nga DOSJA
U shkarkua nga Basha/Jul Deda: Tani po fle se u lodhe në takim! Lëre

TIRANË– Julian Deda, aktori i humorit që është edhe pjesë e Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimeve të marra nga kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Deda me anë të një shkrimi ironizues thotë se ka marrë vesh që është shkarkuar së bashku me 219 anëtarë të tjerë të Këshillit. Këtë lajm mesa duket aktori e ka marrë me të qeshura pasi i thotë se do jetë lodhur shumë në atë takim. Deda i kërkon Bashës që ta lexojë shkrimin që ka bërë për të dhe ti thërrasë mendjes.

POSTIMI:

Bashke me 219 anetare te tjere te keshillit kombetar, Lul gropa me paska shkarkuar edhe mua. Sa qesha. O Lul, sa i trashe je, kur do ta kuptosh se nje deputet i thjeshte, i perjashtuar nga zyra e kryetarit te partise me voten e 44 mije demokrateve, as nuk mund te shkarkoje dhe as nuk mund te ngarkoje njeri. Tani duhet te jesh duke fjetur, se u lodhe shume sot tek ai takimi me 11 te rinj socialiste te hyrja e pallatit, por neser kismet kur te zgjohesh nga dreka, lexoje kete dhe thirri mendjes se u bere gazi i botes, u bere meme o mavri me boje. P.s. Edhe ler alkolit, se e ke tepruar keto kohe, je çoroditur fare.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike julian deda lulzim basha julian deda lulzim basha

Sondazh

Poll