Politike

Rama nxjerr shifrat: 43.581 fëmijë lindën në 2021-n, përfituan nga bonusi i bebeve

16 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
Rama nxjerr shifrat: 43.581 fëmijë lindën në 2021-n,

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook shifrat e të lindurve për vitin që lamë pas, ndërsa ka bërë me dije se janë 115.764 fëmijë të lindur në vendin tonë nga janari i 2019-s, të cilët kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.

Rama garantoi ndërkohë se edhe këtë vit qeveria do të akordojë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri ose jashtë saj, që regjistrohet në vendin amë.

Postimi i Ramës:

43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. 115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit. Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë. 40,000 lek për fëmijën e parë; 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bonusi i bebeve edi rama bonusi i bebeve edi rama

Sondazh

Poll