Politike

8 Janari, Berisha: S’kam keqardhje!U zotova që do të hapja dyert, nuk hapen me duar

15 Janar 2022, 21:14 Nga DOSJA
8 Janari, Berisha: S’kam keqardhje!U zotova që do të hapja

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi më 8 Janar. Teksa ka qenë i ftuar në “Nova Radio” Berisha tha gjatë fjalës së tij, se PS, është mbushur nga një grup kriminelësh dhe më 8 janar sipas tij, Basha u mbrojt nga Garda e Republikës. Sipas Berishës, ai u zotua se do të hapte dyert e fortifikuara të selisë blu dhe ajo sipas tij nuk mund të hapej me duar, por me mjete të posaçme.

“8 janari tregon shkrirjen në një të Lulzim Bashës me krimin. Një politikan i cili mbrohet nga Garda e Republikës në mënyrë të pa hijshme. Ai grumbullon në seli një grup të gjerë mercenarësh, vrasësish, trafikantësh e të tjerë. Që në këtë moment, ai bëhet simboli më i shëmtuar i historisë së këtij vendi, i bashkëpunimit të një politikani me krimit. Rama e ka kontakt këtë bashkëpunim.Ai ka mbledhur në selinë e PS vrasës e trafikantë në një grup kaq të gjerë. Basha është gjoja në opozitë. Në çdo shtet ligjor, organet ligjzbatuese do të nxirrnin një nga një vrasës e trafikantë e do i çonin në qeli. Kjo nuk ndodhi sepse banda aty ishte e licencuar nga Rama. Kemi të bëjmë një shkrirje në një të qeverisë me peng Bashën. Ne donin të hapnim dyert e blinduara. Nxjerrja e vrasësve dhe banditëve nga shtëpia jonë. Së treti, nxjerrja e Lulzim Bravës nga zyra e kryetarit pasi ai ishte i shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit e 11 dhjetorit dhe 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit.Basha dhe disa nga ata që ishin brenda i kishin veturat në oborr e veturat s’janë prekur. Lulzim Brava e asnjë polic, ndonëse u vërsulën shtazërisht mbi protestuesit nuk gërvisht asnjë. Unë shpalla se dyert do të hapen, e dyert nuk hapen me duar. Hpaja bëhet me mjete të caktuara. Çdo bënte një njeri nëse një bandë i merr shtëpinë? Shkon në polici. Po kur policia bëhet palë me të çfarë duhet të bëjmë? Shtëpia është e demokratëve dhe do i kthehet demokratëve. Edi Rama lirinë për të vjedhur e ka të parën. Jo unë nuk kam keqardhje që s’kam përdorur metoda të tjera. ”, u shpreh Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll