Politike

Basha në takim me të rinjtë, FRPD: Deputeti po përdor logon tonë për teatër

15 Janar 2022, 19:14 Nga DOSJA
Basha në takim me të rinjtë, FRPD: Deputeti po përdor logon

TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike reagoi për takimin e sotëm të kryetarit të PD Lulzim Basha me disa të rinj demokrat në Tiranë. Në këtë takim u shfaq logoja dhe slogani i ri i këtij forumi. Në një deklaratë në faqen zyrtare, FRPD shprehet se “deputeti” Basha po keqpërdor logon e këtij organizmi brendapartiak për të dhuruar shfaqje teatrale.

FRPD shprehet se po organizon vetë procesin zgjedhor, ndërsa veprimet e Bashës dhe mbështetësve të tij i njeh si veprime të strukturave paralele, pasi këta individë janë shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.

POSTIMI I FRPD:

Forumi Rinor i Partisë Demokratike bën me dije opinionin publik se deputeti Lulzim Basha dhe mbështetës të tij po përdorin logon e organizatës tonë për të zhvilluar një shfaqje teatrale.

FRPD fton gjithë të rinjtë që të mos bien pre e mashtrimeve të një deputeti, i cili ka humbur arsyen dhe llogjikën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frpd lulzim basha perplasje ne partine demokratike frpd lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll