Aktualitet

Ish-Kryeministri fton Ilir Metën? Berisha: Duhet të bashkohemi kundër këtij regjimi!

16 Janar 2022, 06:45 Nga DOSJA
Ish-Kryeministri fton Ilir Metën? Berisha: Duhet të bashkohemi

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me ish-Kreun e LSI, Ilir Metën, një përpjekje kjo sipas tij, për të forcuar opozitën. Në një intervistë për ‘Nova Media’, Berisha fton të gjithë forcat politike apo edhe faktorë të rëndësishëm shqiptarë që t’i bashkohen gjirit të opozitës, për të luftuar narko shtetin e Edi Ramës.

“Shqiptarët duhet të çlirohen nga ky regjim armiqësor, ndaj duhet të bashkohen të gjithë.”, tha Berisha.

Pyetje: A mendoni një bashkëpunim me Ilir Metën për të forcuar opozitën, sepse ju keni edhe Ramën edhe Bashën për të luftuar. Pra a do të fotoni në gjirin e opozitës Ilir Metën?

Berisha: Ftoj në gjirin e opozitës të gjitha forcat politike dhe faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare që besojnë se narko shteti përbën dramën më të madhe kombëtare pas diktaturës komuniste.  Jo që nuk e përjashtoj, por mirëpres  bashkëpunimin për të çliruar shqiptarët nga ky regjim armiqësor ndaj interesit kombëtar, nga ky regjim që vetëm 5 vitet e fundit ka përzene 530 mijë shqiptarë nga Shqipëria,

(e.h/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta sali berisha ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll