Aktualitet

Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, vijojnë temperatuat nën zero, MOTI SOT

16 Janar 2022, 06:26 Nga DOSJA
Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, vijojnë

SHQIPËRI – Dita e sostme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, në Luginat e lumenjve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës, ndërkohë që, orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti sot parashikimi i motit moti sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll