Sport

Angli/ Gol dhe asist, Coutinho mrekullon Aston Villan, braziliani ndal Man.United!

15 Janar 2022, 19:50 Nga DOSJA
Angli/ Gol dhe asist, Coutinho mrekullon Aston Villan, braziliani ndal

ANGLI– Në javën e 22-të të Premier League Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Aston Villas. Një rezultat që nuk i shërben skuadrës së Ragncik për të përforcuar pozitat në klasifikim. Megjithatë takimi do të niste mirë për United, Fernandes në minutën e 6′ do të shënonte golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri mesfushori portugez që do të shënonte golin e dytë në minutën e 67′. Shifrat 2-0 e ngrohën Manchester United që e konsideroi këtë takim të mbyllur. Steven Gerrard luajti kartën fituese, atë të Philipe Coutinhos i ardhur ditët e fundit nga Barcelona.

Lojtari hyri në lojë në minutën e 68′, braziliani asistoi për golin e Ramsey dhe në minutën e 82-të shënoi edhe golin që shmangu humbjen e skuadrës së tij. Në takimet e tjera, Wolves vijon me ecurinë pozitive dhe sot mori fitoren e tretë në katër ndeshje, pasi mposhti skuadrën e Southampton me rezultatin 3-1. Fitore edhe për Norëich, e treta këtë sezon, kundër Everton me rezultatin 2-1. Në barazim 1-1 është mbyllur Newcastle-Watford.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport coutinho manchester united premier league coutinho manchester united premier league

Sondazh

Poll