Sport

Everton humbet, tifozin e lënë nervat, hyn në fushë për të goditur trajnerin

15 Janar 2022, 19:33 Nga DOSJA
Everton humbet, tifozin e lënë nervat, hyn në fushë për

ANGLI-Everton nuk po kalon një moment të mirë dhe fajin për këtë e ka trajneri Rafa Benitez. Skuadra nën drejtimin e spanjollit ka arritur të marrë vetëm 5 pikë në 13 ndeshjet e fundit. Takimi ndaj Norwich mund të tregojë problemet që ka kjo skuadër. Skuadra e vendit të fundit ia doli të fitojë me shifrat 2-1.

Në pjesën e parë një tifoz i Everton nuk mundi të duronte dhe hyri në fushë në përpjekje për të arritur te Benitez. Synimi i tij ishte të godiste trajnerin, por u bllokua nga stjuardët, të cilët arritën ta ndalonin në kohë. Ky episod i ndodhur në stadiumin Carroë Road mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili rrezikon të shkarkohet.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benitez everton benitez everton

Sondazh

Poll