Bota

Trump ‘thumbon’ Vladimir Putin: Mos më ndërhyj në zgjedhje

28 Qershor 2019, 09:37 Nga DOSJA
Trump ‘thumbon’ Vladimir Putin: Mos më ndërhyj në

JAPONI– Presidenti i SHBA-së Donald Trump është shfaqur në Samitin G20 në Japoni ku ka takuar dhe liderin rus, Vladimir Putin. Gjatë takimit, lideri amerikan përshëndeti marrëdhënien e tyre shumë të mirë me udhëheqësin e Rusisë, duke shtuar: “Është një nder i madh të jem me Presidentin Putin”.

Por, mes të tjerash ai gjeti rastin që të thumbonte Vladimir Putin, ku ndër të tjera, në formë miqësore i tha: “Mos u përzieni në zgjedhje, ju lutem”.

Ndërsa presidenti rus e kaloi me një buzëqeshje, ky ishte takimi i tyre i parë që kur Robert Mueller përfundoi hetimin e tij për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Agjencitë e inteligjencës amerikane konkluduan se Rusia ishte pas një përpjekjeje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale me një fushatë të autorizuar nga shteti të sulmeve kibernetike dhe rrëfimeve të rreme të lajmeve të mbjellura në mediat sociale.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump lideri rus presidenti i shba-së vladimir putin donald trump lideri rus presidenti i shba-së vladimir putin

Sondazh

Poll