Bota

VIDEO/ Algjeriani hero shpëton në pak sekonda vajzën 2-vjeçare që bie nga dritarja

28 Qershor 2019, 09:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Algjeriani hero shpëton në pak sekonda vajzën

TURQI– Një video e shpërndarë në rrjete sociale që tashmë është bërë virale, tregon se si një 17-vjeçar algjerian shpëton mrekullisht një foshnje siriane të moshës 2-vjeçare që bie nga lartësia.

Pamjet nga video tregojnë se si foshnja bie plumb, dhe adoleshenti hidhet për ta kapur, duke arritur ta shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në Turqi dhe nëse Feuzi Zabaat nuk do ishte gjenduar aty pranë, pasojat mund të ishin fatale.

Me sa duket një pakujdesi e nënës së vajzës 2-vjeçare, e cila po gatuante në kuzhinë, ka bërë që e vogla të ndërmarrë veprimin e rrezikshëm duke hipur në dritare, ku më pas ka rënë.

Zabaat shihet qartë se si i zgjat krahët e tij dhe kap foshnjen në pak sekonda duke i shpëtuar jetën. Ai ka marrë titullin hero për gjestin e mrekullueshëm që bëri.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota algjeriani hero algjeriani shpeton foshnjen 2-vjeçare turqi algjeriani hero algjeriani shpeton foshnjen 2-vjeçare turqi

Sondazh

Poll