Aktualitet

Covid “zbraz” shkollat në Shkodër, në qytet mungesat janë më të shumta

14 Janar 2022, 14:11 Nga DOSJA
Covid “zbraz” shkollat në Shkodër, në qytet mungesat

SHKODËR– Përhapja e gjerë e varianteve të koronavirusit por edhe situata gripale kanë përfshirë edhe sistemin arsimor në Shkodër.

Në javën e parë të mësimit për vitin 2022, gjendja ka qenë më problematike por në dy ditët e fundit ka një përmirësim të lehtë. Gjithsesi janë të shumtë nxënësit të cilët kanë munguar.

Mungesa ka edhe në radhët e mësuesve ku një pjesë janë të infektuar nga koronavirusi ndërsa të tjerët me probleme të tjera shëndetësore, kryesisht grip.

Në shkollat e njësive administrative gjendja është më pozitive për shkak të numrit të vogël të nxënësve në shkolla dhe mundësive më të pakta për përhapjen e virozave por edhe koronavirusit.

Marre nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shkoder shkoder spitali ne shkoder covid ne shkoder shkoder spitali ne shkoder

Sondazh

Poll