Aktualitet

Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, 585 të infektuar në 24 orët e fundit

14 Janar 2022, 14:10 Nga DOSJA
Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, 585 të infektuar

KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 585 raste të reja me COVID-19. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7 mijë mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 57 pacientë. Numri i rasteve aktive në gjithë vendin aktualisht është 3 mijë e 339.

“Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid ne kosove bilanci i covid ne kosove

Sondazh

Poll