Politike

VD-Bardhi del nga Prokuroria: Dhashë shpjegime, autorët e 8 Janarit nuk fshihen

14 Janar 2022, 12:51 Nga DOSJA
VD-Bardhi del nga Prokuroria: Dhashë shpjegime, autorët e 8 Janarit

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi përfundoi dëshminë e tij para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj. Bardhi ka dhënë shpjegime për tre orë, për gjithçka ka ndodhur brenda PD-së teksa mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmonin selinë e PD.


‘Kam dhënë shpjegimet e plota, ka vijuar ky bashkëpunim që në momentin e ngjarjes. Duke nisur që nga mësyrja në PD, kontaktet me policinë. Kam kërkuar dhe kërkoj zbardhjen e plotë të cështjes. Autorët as nuk fshihen dhe as nuk skuqen dhe zverdhen, Berisha dhe një pjesë tjetër e individëve të përfshirë janë vetë identifikuar. Pres që të vendosen përballë përgjegjësisë, pavarësisht statusit. Kam informuar dhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës që policia në nr e kontaktit është njoftuar në orën 12:27 minuta. Kam telefonuar më shumë se 7 herë zyrtarët e lartë të shtetit.’– tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari/Pas Berishës e Nokës! Basha dhe Bardhi DËSHMOJNË në Prokurori

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll