Aktualitet

Fotoja e “grupit të zjarrit” në PD, Bardhi: Skenar i realizuar nga Vocaj dhe Kuliçaj

13 Janar 2022, 20:51 Nga DOSJA
Fotoja e “grupit të zjarrit” në PD, Bardhi: Skenar i

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe ish-drejtorin e Përgjitshëm të Policisë Agron Kuliçin se kanë inskenuar një tentativë për të akuzuar zyrtarë të PD në lidhje me një foto të publikuar disa ditë para protestës së 8 janarit ku një grup personash me maska dhe njëri prej tyre i armatosur pozonin së bashku me pastruesen e godinës së PD. Bardhi tha se kjo foto është denoncuar në Komisariatin Dixhital dy ditë para 8 janarit dhe më pas është inskenuar nga Vocaj dhe Kuliçaj për të akuzuar zyrtarë të PD se po mbanin në seli elementë kriminal.

Dy ditë para protestës në komisariatin dixhital të Policisë së Shtetit erdhi një foto. Me skenar me në krye Tonin Vocaj me lidhje miqësie dhe kriminale, mos më bëj zhurmuesin. Tonin Vocaj zv/drejtori me ish-zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Agron Kuliçajn po ndërtonin një skenar për të përfshirë zyrtarë të PD. Informacionet ua kemi dhënë partnerëve ndërkombëtare. Këta persona kanë stisur një foto”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Fotoja u publikua në 6 janar, dy ditë para protestës që do të mbahej para selisë së PD. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit denoncuan se personat e maskuar, ku njëri prej tyre është i armatosur janë “mercenarë” të paguar nga kryetari i PD Lulzim Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vocaj-Bardhit: Padi për shpifje! Sekretari i PD: Pushka top iu bëftë!

Tonin Vocaj kërkon ballafaqim live,Bardhi: Do përballet me ligjin, është kriminel

Kuliçaj i shkruan Fevziut: Ardit Meçe shoqëronte Bardhin në fushatë në Elbasan

“Grupi i zjarrit në PD”, Bardhi: Sanitarja më tha se nuk e mbante mend foton

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike agron kulicaj gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd komisioni i rithemelimit te pd sali berisha tonin vocaj agron kulicaj gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd komisioni i rithemelimit te pd sali berisha tonin vocaj

Sondazh

Poll