Bota

Referendumi në Serbi, Kurti:Serbët e Kosovës votim me postë ose tek zyra ndërlidhëse

12 Janar 2022, 22:04 Nga DOSJA
Referendumi në Serbi, Kurti:Serbët e Kosovës votim me postë

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon ditën e sotme me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.

Kurti ka thënë në Twitter se i ka bërë të ditur Borrell se serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Ai shkruan se referendumi në një shtet sovran nuk është praktikë e asnjë shteti demokratik.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, ka shkruar ai.

On a call w/ EUHR @JosepBorrellF, conveyed our stance: Serbs in Kosova w/ dual citizenship can vote in Serbia’s referendum by mail or in the liaison office in Prishtina. A referendum in the sovereign territory of another state is not a practice accepted by any democratic country. pic.twitter.com/xNza0pCUex

— Albin Kurti (@albinkurti) January 12, 2022

Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë në deklaratat e tyre se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti josep borell serbia albin kurti josep borell serbia

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 12:47

‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

Nga Peter SingerSHBA – Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Op...