Bota

Kurti e kundërshtoi, Borell pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

13 Janar 2022, 09:21 Nga DOSJA
Kurti e kundërshtoi, Borell pro mbajtjes së referendumit të

KOSOVË- Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell është pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë. Borell me anë të një postimi në Twitter thotë se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

‘Fola dje lidhur me mbledhjen e votave në Kosovë për referendumin kushtetues të së dielës në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën është bërë përmes lehtësimit të OSBE-së. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar,-shkruan Borell.

Spoke to @albinkurti & @predsednikrs yesterday regarding the collection of votes in Kosovo for Sunday’s constitutional referendum in Serbia.
Collection of votes in the past has taken place through facilitation of the @OSCE. People should be able to exercise their right to vote.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 13, 2022

Kryeministri Albin Kurti, dje pas bisedës që kishte pasur me Borellin, kishte deklaruar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë. Ndërkohë ka theksuar se” Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti josep borell albin kurti josep borell

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 12:47

‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

Nga Peter SingerSHBA – Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Op...