Bota

Odaloviç: Kurti përkeqëson situatën, do kërkesë speciale për mbajtjen e referendumit

13 Janar 2022, 12:56 Nga DOSJA
Odaloviç: Kurti përkeqëson situatën, do kërkesë

SERBI – Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit serb dhe ish-funksionari i lartë në Kosovë në kohën e Sllobodan Millosheviçit, Veljko Odaloviç ka deklaruar se  Albin Kurti, “po e përkeqëson situatën” sa i përket referendumit që do të mbahet në Serbi. RTS raporton se Odaloviç ka kujtuar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë zhvilluar pa problem në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit, por se, siç thotë ai, Kurti është ai që punon ndryshe.

“Është ai që i ka ndërprerë kontaktet me OSBE-në, me të gjithë. Ai po mundohet të detyrojë Serbinë t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, sikur të ishte diaspora. Kjo është e papranueshme për ne. Territori është unik, është i joni, deshi ai apo jo, le të gjendet ai në botën e vet”, ka thënë Odaloviç.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet në 16 Janar.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti referendumi ne serbi veljko odalovic albin kurti referendumi ne serbi veljko odalovic

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 12:47

‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

Nga Peter SingerSHBA – Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Op...