Politike

”Te lokali i Riza Gashit”, lëvizja e radhës e socialistëve, 18 KZAZ në Kukës dhe Shkodër vendosen në ambiente private

28 Qershor 2019, 08:16 Nga DOSJA
”Te lokali i Riza Gashit”, lëvizja e radhës e

Kukës- KQZ ka vendosur që 17 qendra votimit në Kukës  dhe ajo n.6 e Bushatit në Shkodër të vendosen në ambiente private pas tensioneve dhe kundërshtimeve nga ana e Bashkisë.

Për KZAZ-të e Kukësit lajmi është bërë publik dhe nga kandidati për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici.

“Për shkak të vendimit të marrë nga KQZ për 17 Qendra Votimi, i’u njoftojmë, se ato janë zhvendosur në ambiente të tjera! Nga ky ndryshim preket Kukësi, qytet, Zapodi, Shtiqni, Bicajt dhe Tërthorja”, njofton Safet Gjici, kandidati për bashkinë Kukës.

Theksojmë se Bashkia  Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total. Në listat e votimi numër 44 mijë zgjedhës, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe 14 Njësitë Administrative të tij. Nga ana tjetër PD lajmëron se sot në orën 19:30 në Kukës demokratët do të protestojnë.

Mbrëmjen e djeshme pati tensione në Bushat të Shkodrës Mbështetësit e Partisë Demokratike  sulmuan me molotv KZAZ-në numër 6 në Bushat e cila është ngritur në palestrën e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, ku u plagosën  edhe 3 policë. Të plagosurit janë Lekë Dodaj, Gëzim Demaj dhe Mark Babani. Nga policia u arrestuar 14 persona, nën-kryetari dhe punonjës të bashkisë së Vaut të Dejës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 17 kzaz në ambiente private kukës safet gjici zgjedhjet e 30 qershorit 17 kzaz në ambiente private kukës safet gjici zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll