Bota

Kryediplomati polak paralajmëron për trazira në Europë: Jemi më afër luftës se kurrë

13 Janar 2022, 11:46 Nga DOSJA
Kryediplomati polak paralajmëron për trazira në Europë: Jemi

POLONI – Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau, ka bërë një deklaratë të fortë, kur tha se Evropa është më afër luftës se që ka qenë në 30 vitet e fundit. Paralajmërimi i tij u bë gjatë rundit të tretë të bisedimeve diplomatike këtë javë me qëllim të uljes së tensioneve rreth kërkesave të Rusisë që Ukraina kurrë të mos anëtarësohet në NATO.

Duke folur para 56 anëtarëve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, kryediplomati polak nuk e përmendi Rusinë, por bëri një listë konfliktesh, në të cilat dyshohet se është përfshirë Rusia, shkruan Reuters.

“Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së tani është më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit. Për disa javë jemi përballur me mundësinë e një eskalimi të madh ushtarak në Evropën Lindore. Duhet të përqendrohemi në një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë dhe përreth saj”, tha Rau në një fjalim në të cilin i theksoi prioritetet e vendit të tij në kohën kur e mban udhëheqjen e përkohshme të OSBE-së këtë vit.

Marrë nga reuters.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ministri i jashtëm i polonisë nato osbe zbigniew rau ministri i jashtëm i polonisë nato osbe zbigniew rau

Sondazh

Poll