Bota

Vijon seanca në Hagë/ Haradinaj revoltohet me prokurorin: Mos luaj rolin e budallës

13 Janar 2022, 12:15 Nga DOSJA
Vijon seanca në Hagë/ Haradinaj revoltohet me prokurorin: Mos luaj

HAGË- Nasim Haradinaj ka vazhduar edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Mediat vendase raportojnë se Haradinaj u pyet nëse kanë redaktuar emra në dokumentet që i kanë pranuar në zyrat e OVL-UÇK-së. Insistimi i prokurorit ka bërë që Haradinaj të nervozohet dhe ti kthehet atij me fjalë të rënda.

Këto dokumente nuk janë tonat dhe dikush na i ka sjell. Vetëm Kaq, jo më tepër. S’kam qit asnjë dokument ku shihet ndonjë emër, ndonjë shkrim. Çka di unë me redaktu. Je ka më ngarkon me kompetenca që i ki këtu ti me i bë dhe po më ngarkon me kompetenca tuaj që është kompetencë e juaja me i rujtë dokumentet. Unë nuk kam pas nevojë me publiku asnjë send, asnjë faqe se kam publikuar. Çka me redaktu kur s’kam publiku. Zoti prokuror po më vjen keq që po më detyron me këto fjalë, mos e luj rolin e budallës duke u bërë sikur s’po e dinë se çfarë thashë, se edhe njëherë kërkojë të ndërrohen përkthyesit se nuk po më kupton se çfarë po thom”, ka thënë ai.

Dëshmia e Nasim Haradinajt, e cila ka filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara po vazhdon dhe Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni nasim haradianj nasim haradianj

Sondazh

Poll