Aktualitet

VD-TRAGJIKE/ Merr flakë batanija elektrike, digjet 55-vjeçari në Vlorë (DETAJET)

13 Janar 2022, 06:30 Nga DOSJA
VD-TRAGJIKE/ Merr flakë batanija elektrike, digjet 55-vjeçari

VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Gjergji Beqiri, 55-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi është shkrumbuar nga flakët që përfshinë banesën e tij. Policia informon se ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 06:20 në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Dyshohet se viktima i cili jetonte i vetëm vuante nga shëndeti mendor.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga ngrohësja. Në ato momente ka marrë flakë batanija që 55-vjeçari ishte mbuluar.


NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur pas nga zjarri që i mori jetën 55-vjeçarit në Vlorë

Viktima në Vlorë/DYSHIMET, batanija mori flakë, fqinji: Ula linjën elektrike

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet 55-vjeçari ne vlore digjet banesa ne vlore gjergji beqiri vlore digjet 55-vjeçari ne vlore digjet banesa ne vlore gjergji beqiri vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2022, 08:42

Auditim, profesion pazaresh apo interes publik

Nga Meri LikaDitën e sotme ma nisi keq një lajm në gazetën Monitor, i cili informonte: “Konkurrenca “rrëzon” tarifën minimale të audituesve prej 3 mijë lekë/orë...